Cana kritikon ashpër me Sveçlën: Po sillet si një rrugaç, në shtetet demokratike s’do të ishte ministër
Ish-diplomati, Edon Cana, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, të cilin e quajti “rrugaç”.
Sipas tij, Sveçla “po sillet si një rrugaç” në raport me ligjin, policët dhe me vetë shtetin e Kosovës.
“Kjo qeveria ka reaguar që ketë çështje nacionale për të kanë më shumë rendësi në aspektin popullsit sesa në aspektin e forcimit të shtetit dhe mbrojtjes së shtetit. Çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme është skandaloze, në cilin d shtet shtet, thirrini profdsioanel poloc iu tregojnë. Po ku guxon ministri në shtete normale demokratike të veprojë, po sillet si një rrugaç në raport më ligjin, në raport me shërbimin policor dhe në raport me shtetin e Kosovës”, Ka thënë Cana, në “FIVE të Dukagjni.
“Çdo ditë është nëpër gjykata për dhunë ndaj policisë”, ka shtuar Cana.
Sipas Canës, sistemi gjyqësor është i “kapur” prej partisë në pushtet.
“Vet fakti që kryeparlamentari deklaron që ka pritur që do të dënohet për një veprim të tillë dhe nuk dënohet nga gjykatat, çfarë tregon? Gjykatat janë të kapura nga ky pushtet, se përndryshe nuk ka ndonjë shpjegim tjetër. Edhe vetë fakti që ti ke një ministër Punë të Brendshme, i cili çdo ditë pret që t’i parashkruhet landa për dhunë ndaj zyrtarëve policorë ndaj shtetit të Kosovës dhe e sheh që vepron me një, si të them, veprim antiligjor në raport me ligjin sa i përket operacioneve policore, kjo është shkelje e rëndë e ligjit. Nuk guxon të jetë ministri i Punëve të Brendshme pjesë e proceseve ë policore në shtet demokratike, jo. A në shtete autokratike, po.”, ka theksuar Cana.