Cana kundër bashkëpunimit Shqipëri – Serbi
30 shtator 2024
| 12:34
Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka dhënë mendimin e tij rreth situatës së fundit që kaploi opinionin publik. Bëhet fjalë për bashkëpunimin Shqipëri-Serbi për të organizuar Kampionatin Evropian të vitit 2027 në grupmoshën deri 21-vjeç.
Lorik Cana ka dalë kundër këtij vendimi, duke e paralajmëruar Armand Dukën se nuk e di me kë ka punë.
“Armando Duka ende nuk po e dinë se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë”, ka thënë Cana për “Klan Kosova”.