Cana: Tare është i duhuri për Milanin

11 prill 2025 | 13:43

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se Igli Tare është i duhuri për drejtor Sportiv te Milani dhe se rezultatet flasin vetë për ish-numrin dy të klubit të Lazios.

Duke për mediat italiane ish-mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana tregoi përvojat e tij të përbashkëta me Igli Taren, në klubin roman dhe një nga kandidatët kryesorë për të marrë frenat e merkatos te shtatë herë kampionët e Evropës.

“Ne njihemi prej 25 vitesh. Për mua në radhë të parë ai është një mik dhe padyshim që konsiderata ime për të qenë shumë e lartë, para së gjithash në personale. Si menaxher, faktet flasin për të. Të ardhmen, por ne shqiptarët i urojmë më të mirën, sepse është një pikë referimi në aspektin sportiv në vend”, ka deklaruar Cana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka konfirmuar se çmimi…