Cana uron Kosovën dhe familjen e Fadil Vokrrit
21 nëntor 2018
| 16:01
Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, e ka uruar Kosovën për arritjen historike në futboll, promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe sigurimin e një vendi në “play-off” për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020.
Cana ka shkruar në “Instagram”: “Një urim shumë të madh djemve DARDANË për fitoren, lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmëfinalen. Një urim special Gramozit dhe familjes së legjendës tonë, Fadil Vokrrit, që të gjithëve na mungon”.