Cana viziton KOK-in: Jam i gatshëm ta ndihmojë sportin e Kosovë
26 prill 2021
| 17:09
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Cana është pritur nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari Shasivar Haxhijaj. Me këtë rast Cana ka uruar Ismet Krasniqin për detyrën e re si president i KOK-ut duke ia ofruar mbështetjen e tij për ta vazhduar rrugën e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.
Krasniqi nga ana tjetër e ka falënderuar Canën për vizitën të cilën e ka konsideruar të veçantë dhe me ç’rast edhe i ka dhënë një dhuratë me portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi.