Cana viziton KOK-un
24 mars 2023
| 16:59
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur legjendën e futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili shoqërohej nga Jeri Lahaj, nga fondacionin “Lorik Cana 5”.
Të dyja palët bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, me theks të veçantë aktivitetet sportive parashkollore në Kosovë. Cana është edhe ambasador i “Grassroots” në Shqipëri. Presidenti Krasniqi falënderoi Canën për vizitën dhe bashkëpunimin që ka me sportin në Kosovë dhe Shqipëri.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare përgëzoi presidentin Krasniqi për zyrat e reja, derisa shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit në vendin tonë.