Cana: Zoti qoftë me ne

26 nëntor 2019 | 13:55

Sikurse shumë sportist tjerë edhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka reaguar ndaj tërmeteve që e goditën sot Shqipërinë.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar. Ish-kapiteni Cana, ka shkruar: “Zoti qoftë me ne”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim…