Cancelo dhe Blind largohen nga Bayerni

30 qershor 2023 | 17:37

Bayern Munichi ka zyrtarizimin e dy mbrojtëseve, Joao Cancelo dhe Daley Blind.

Klubi gjerman falënderoi të dy futbollistët për kontributin e tyre. Cancelo tani do të rikthehet te Manchester City, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

29-vjeçari ishte i huazuar te Bayerni për pjesën e dytë të sezonit 2022/23. Ndërkaq, Blind ka mbetur futbollist i lirë pasi kontrata e tij ka skaduar. Edhe 33-vjeçari ishte pjesë e “Bavarezëve” nga janari, kur nënshkroi si futbollist i lirë. Cancelo dhe Blind fituan titullin e kampionit me Bayernin në Bundesligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia në kuadër të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka…