
Cancelo: Gjithmonë kam qenë tifoz i Barcelonës
29 dhjetor 2023
| 14:15
Joao Cancelos nuk po i pengon fakti që është në huazim te Barcelona nga Manchester City, për ta shprehur dashurinë që e ka për gjigantin e La Ligas.
Cancelo u transferua këtë verë te Barcelona në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi portugez ka thënë që ka qenë gjithmonë tifoz i Barçës, dhe se nuk ka pasur probleme me adaptimin në “Camp Nou”.
“Unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Barcelonës. Jam rritur duke e shikuar Barcelonën duke luajtur. Ishte e lehtë që të adaptohem këtu sepse me të vërtetë më pëlqen shumë klubi. Më pëlqen shumë dinamika e klubit dhe ka qenë e lehtë, ka qenë shumë e lehtë për mua që të adaptohem këtu”, ka thënë Cancelo.