Cancelo prezantohet te Al Hilali

28 gusht 2024 | 15:30

Joao Cancelo është lojtari më i ri i Al Hilal në Arabinë Saudite. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi, që ka bërë edhe prezantimin e futbollistit portugez.

Ky operacion u ka kushtuar arabëve plot 79 milionë euro, të ndara në 25 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit dhe një kontratë 3-vjeçare, nga e cila mbrojtësi do të përfitojë 54 milionë euro. Në sezonin e fundit, Cancelo luajti në huazim te Barcelona, me katalanasit që provuan të blejnë kartonin e portugezit, por ishin larg kërkesave të Manchester Cityt, të cilat u plotësuan nga Al Hilal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,…