Candreva larg Interit, afër Torinos   

20 nëntor 2018 | 12:46

Aventurës së Antonio Candrevas tek Interi po i vjen fundi. Futbollisti i cili nuk po gjen një vend titullari në formacionin e Luciano Spallettit, me shumë mundësi do të largohet nga zikaltrit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ekipet që kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin janë të shumta por, me sa duket, lojtari e ka një skuadër të preferuar që është pikërisht Torino e presidentit Cairo.

Klubi “granata” ka kohë që e kërkon mesfushorin, të cilin mund ta transferojë nën urdhrat e trajnerit Mazzarri gjatë afatit të janarit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje…