Çani: Po të isha kosovar, ja pse s’do ta votoja Kurtin
Moderatori shqiptar Arian Çani ka thënë se nëse do të ishte qytetar i Kosovës nuk do ta votonte Albin Kurtin.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Syri.net e shpalli Albin Kurtin personazh i vitit. Çani tha se ai e meriton të shpallet i tillë, por shtoi se po të shihte shtetas i Kosovës nuk do ta votonte Albin Kurtin. Dhe për këtë ai paraqiti dy arsye:
“Miti që është krijuar për të dhe bindjet politike majtiste që Kurti përfaqëson. Nuk e mbaj kur më ka ardhur Albin Kurti në studion time por, megjithatë, them që jo më kot është shpallur nga ju personi i vitit. Megjithatë, unë nuk do ta votoja po të isha shtetas kosovar. S’do ta votoja sepse është krijuar një mit për të, dhe mendoj se ky mit duhet të rrëzohet. Dhe tjetër, Kurti vetë dhe ata që e mbështesin përfaqësojnë të majtën radikale. Mua më tremb kjo, ndaj s’do ta votoja”, tha ai.