Cannavaro: Dua të rikthehem në stol, por ka shumë konkurrencë

16 shtator 2024 | 13:44

Duke folur në “Radio1”, ish-mbrojtësi i Italisë kampion i botës në futboll, Fabio Cannavaro, bëri një bilanc për të ardhmen e tij. Ai u largua nga Udinese në fund të sezonit të kaluar dhe është ende pa ekip.

“Kam shpenzuar shumë kohë duke parë ndeshjet për të qenë sa më i përditësuar, por ideja ime është të kthehem në stol. E di që nuk është e lehtë, pasi ka shumë konkurrencë, por unë punoj për të qenë gati”, ka deklaruar Cannavaro.

Pas rikthimit nga Kina, trajneri 51-vjeçar italian nuk ka pasur shumë sukses në Itali, ku para se të drejtojë për pak muaj Udinese ka qenë edhe në krye të Beneventos. Duket se ai është në pritje të një projekti serioz për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP…