Cannavaro largohet nga Kina
23 shtator 2021
| 17:40
Fabio Cannavaro është larguar nga Kina pasi përfundoi kontratën me Guangzhou.
Sipas portalit “sohu.com”, ish-kapiteni i kombëtares italiane ka anuluar udhëtimin e kthimit drejt Kinës, i planifikuar për të enjten, pasi ka pranuar përfundimin konsensual të kontratës së tij me klubin.
Zëvendësues i tij, sipas mediave kineze, do të jetë kapiteni aktual i ekipit, Zheng Zhi. Cannavaro e filloi aventurën në stol me Guangzhou më 2015. Pas një sezoni te Al-Nassr, ai drejtoi Tanjin para se të kthehej te Guangzhou në vitin 2018. Në krye të klubit kinez ai fitoi një titull kampion dhe një Superkupë kineze.