Cannavaro nga Kina: Është kthyer normaliteti, bota e nënvlerësoi koronavirusin
Ish-mesfushori i Italisë, tashmë trajner i Guangzhu në Superligën e Kinës, ka thënë sot se Kina është kthyer tashmë në njëfarë normaliteti dhe së shpejti pritet të nisë kampionati i futbollit.
“Rrugëdalja nga kjo situatë është padyshim vetëm modeli i Kinës. Së shpejti do të kthehemi por autoritetet na kanë vendosur në karantinë ne italianët dhe rregullat duhet respektuar germë për germë. Më e keqja në Kinë ka kaluar por për 14 ditët e ardhshme duhet të qëndroj në hotelin e klubit, megjithëse nuk kemi të infektuar.
“Kam besim se dhe Itali do të rikthehet në normalitet, mjafton të ndiqen rregullat. Këtu tashmë është rikthyer jeta,janë hapur restorantet, dritat janë ndezur, duket se emergjencën e kemi lënë prapa. Edhe në Vuhan pashë në lajmet që po rihapen fabrikat.
“Kam frikë për familjen time në Napoli por u kam thënë me seriozitet të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin. Kjo nuk është një grip i zakonshëm, ka një agresivitet unik. Duhen mbrojtur prindërit tanë, gjyshërit”, ka thënë ai mes të tjerash.