Çantat mikroskopike të kësaj vere
15 qershor 2020
| 12:07
Që çantat nuk kanë lidhje me nevojat e vërteton çdo vajzë, por modelet e kësaj vere janë dëshmitare se ky aksesor ka të beje vetëm me lukun.
Janë super të vogla, të përshtatshme vetëm për një buzëkuq, apo një kartë krediti, por në mënyrë absolute nuk mund të mbajë një smartphone.
Por fantazia pa limit në dizejnimin e tyre i jep veshjes freski, ngjyra duke e bërë pamjen më lozonjarë.
Shumë të dashura nga blogeret e “Instagram”-it, çantat mikroskopike mbushën edhe pasarelat në koleksionet e Pranverë-Verë 2020./Tvklan/