Cantona për largimin e Fergusonit: Është absolutisht skandaloze
Futbollisti legjendar i Manchester United, Eric Cantona, ka reaguar ashpër ndaj lajmit se Sir Alex Ferguson është shkarkuar nga klubi “Old Trafford”. Siç raporton “The Athletic”, trajneri më i madh në historinë e klubit u shkarkua nga Manchester United, ku ai mbante postin e ambasadorit botëror në vitet e fundit.
Ratcliffe, drejtor i konglomeratit kimik Ineos, informoi 82-vjeçarin legjendar se ai nuk do të jetë më në listën e pagave të klubit. Ferguson është një nga 250 punonjësit që janë larguar nga puna nga Manchester United, pasi paga e tij vjetore ishte mbi 2 milionë euro.
“Sir Alex Ferguson duhet të jetë në gjendje të bëjë çfarë të dojë në klub deri në vdekjen e tij. Çfarë mungesë respekti. Është absolutisht skandaloze. Sir Alex Ferguson do të jetë shefi im përgjithmonë dhe do t’i hedhë të gjithë të tjerët në një thes të madh muti”, ka shkruar Cantona në rrjetet e tij sociale. Ferguson ishte trajner i Cantonas nga viti 1992 deri në 1997, dhe gjatë asaj periudhe francezi shënoi 82 gola në 185 ndeshje dhe fitoi pesë tituj të kampionatit dhe dy Kupa FA.