Capello: Interi është favorit për ‘Scudetto’

20 gusht 2021 | 13:12

Sezoni i ri 2021/22 në Serie A do të fillojë të shtunën. Kampion aktual është Interi, që hyn në edicionin e ri me shumë ndryshime në ekip.

Edhe skuadra tjera të mëdha si Juventus dhe Milan kanë bërë disa ndërhyrje në merkato. Sipas trajnerit të njohur italian Fabbio Capello, ‘Nerazzurët’ mbeten favorit për të fituar sërish titullin.

“Juventusi me Max Allegrin do të gjejë sigurinë. Por Interi mbetet skuadra më e fortë, kanë shitur lojtarë të rëndësishëm, por ‘baza’ e skuadrës ka mbetur aty. Simone Inzaghi do të duhet të bindë lojtarët se kampionatin nuk e kanë fituar vetëm Conte dhe Lukaku”, ka thënë Capello.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rezervat luanësh ka gjetur mënyrën më të veçantë për…