Capello: Interi shfaqi forcën ndaj Atalantës, Milani ka probleme

03 shtator 2024 | 16:26

Fabio Capello, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka analizuar skuadrat e mëdha në Serie A. Sipas tij Interi mbetet favorit për titullin kampion, ndërkohë që edhe Juventusi sipas tij mund të jetë një pretendent me Motta-n.

“Në dy ndeshjet e para gjithçka dukej kaq e lehtë, por kundër Romës skuadra bardhezi bëri një hap prapa. Të fitosh ndeshje të këtij lloji është gjithçka, nëse dëshiron të luftosh për titullin. Pushimi prej kombëtareve do të jetë thelbësor për Thiago Motta.

Lojtarët e rinj duhet të integrohen gradualisht. Në fund të fundit, mendoj se në këto tri ndeshjet e para, Motta ka treguar diçka ndryshe. Tani është momenti i emrave të mëdhenj për ta marrë për dore Juventusin, edhe i atyre të ardhur në merkaton e kësaj vere.

Milan – Ka disa probleme, disa lojtarë nuk po performojnë siç duhet. Fonseca duhet të punojë në fazën e mbrojtjes. Nuk më pëlqeu qëndrimi i Leao dhe Theo Hernandez në ndeshjen e fundit. Mungesa e respektit ndaj shokëve të skuadrës është e patolerueshme, edhe pse mund të ishin të inatosur nga ulja në pankinë.

Interi – Fitorja 4-0 kundër Atalantës ishte një shfaqje e jashtëzakonshme force. Po flasim për një ekip që dëshiron të përmirësohet, manifesti i asaj që po them mbetet Barella. Eurogoli ishte i jashtëzakonshëm, por edhe një herë doli në pah dëshira e tij për të fituar”, tha Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi i Kombëtares së Kosovës ka përfunduar si temë e…