Capello kritikon Guardiolën: Është arrogant, e ka dëmtuar futbollin

11 mars 2025 | 16:47

Fabio Capello mendon se Pep Guardiola është fajtor kryesor për rënien e interesit të njerëzve për futbollin. Strategu italian ka kritikuar hapur teknikun e Manchester City.

“A e dini se çfarë nuk më pëlqen tek Guardiola? Arroganca e tij. Vetëm vitin kur fitoi Ligën e Kampionëve, ai nuk provoi diçka qesharake në ndeshje vendimtare. Ndërkohë, me Bayernin dhe Cityn, në ndeshjet kyçe, ai gjithmonë dëshironte të ishte protagonisti absolut, për të treguar se nuk janë lojtarët ata që fitojnë, por ai”, ka thënë Capello.

“Kjo arrogancë i ka kushtuar atij disa trofe të Ligës së Kampionëve. Ai i ka bërë shumë dëm futbollit, sepse të gjithë kaluan 10 vite duke u përpjekur ta kopjojnë. Mua më duket se kjo katastrofë ka bërë që shumë njerëz të ikin nga futbolli. Njerëzit tani po shohin vetëm golat pas ndeshjes, sepse askush nuk dëshiron të shohë pasime horizontale”, ka deklaruar Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Ukrainës për delegacionin e paqes që mban bisedime…