Capello kritikon Sarrin: Lënia jashtë e Ronaldos tek penalltitë e para ishte gabim
18 qershor 2020
| 21:34
Fabio Capello nuk është i bindur nga zgjedhjet e Maurizio Sarrit në finalen e Kupës së Italisë që e humbi përballë Napolit. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe Napoli fitoi 4-2 me penallti.
Capello kritikon Sarrin për lojtarët që zgjodhi të gjuanin penalltitë: “Unë do zgjidhja lojtarët që gjuajnë më mirë për penalltitë. Lënia jashtë e Ronaldos tek penalltitë e para ishte një gabim”, thotë për “Rai 1” Capello.
Më tej trajneri Italian shton: “Juventusi vuajti shumë sidomos në pjesën e dytë. Nuk ka rëndësi sesa lojtarë ke në stol, por rëndësi ka kualiteti i tyre. Sarri nuk mund të ankohet për shpejtësi në sulm”.