Capello: Në Katar festuam fundin e ‘tiki-taka’-s
09 dhjetor 2022
| 13:17
Pas eliminimit të Spanjës nga Maroku, Fabio Capello është shprehur se ky Kampionat Botëror, solli fundin e futbollit që aplikojnë “tika-taka”.
“Në Katar festuam fundin e ‘tiki-taka’-s. Spanja i thotë lamtumirë ‘nëntëshes false’. Është diçka që mund të funksionojë në disa raste, por nuk mund të shndërrohet në sistem. Prania e një sulmuesi është thelbësore. Posedimi i topit? Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, nuk është produktiv. Futbolli i Pep Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Por le të kujtojmë se Barcelona atëherë kishte yje si Messi apo Iniesta në maksimumin e tyre për të zbatuar planin”, ka deklaruar Capello që në karrierën e tij të pasur drejtë shumë klube të mëdha evropiane.