Capital-T i gatshëm t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për 20 vjeçarin që u vra në Velipojë
Një përleshje me armë mes pronarëve të hoteleve në Velipojë solli katër viktima.
Në mesin e tyre edhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën qysh në ditën e parë të punës si kamarier.
Familja e të ndjerit ka deklaruar se nuk kanë të ardhura të mbulojnë shpenzimet e varrimit.
Me këtë rast gatishmëri për t’i mbuluar shpenzimet e varrimit i gatshëm është shprehur reperi Capital-T.
Ai tha se vetëm ta kontaktojë dikush nga familja në mesazh privat.
I gatshëm për t’i dalë në ndihmë familjes është treguar edhe Muhamet Sukaj, nga Deçani.
Sukaj tha për Klankosova.tv se me aq sa ka mundësi shpreh vullnet t’u dal në ndihmë familjes së 20 vjeçarit të ndjerë.
Ai e ka lënë edhe numrin kontaktues të tij:
044/ 127-191, ku mund ta kontaktojnë familjarët e viktimës.