
Capital T, me një kamion plot me ndihma për të prekurit nga tërmeti
27 nëntor 2019
| 18:36
Në vazhdën e personave të njohur që kanë shprehur solidaritetin ndaj të prekurve nga tërmeti, është vendosur edhe Capital T. Sot, reperi ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihet duke u nisur nga Prishtina me një kamion të mbushur plot me ndihma.
“Rrugës për Shqipëri”-ka shkruar Capital T krahas fotos, duke treguar kështu se i ka qendruar fjalëve të thëna dje, se do t’i vijë në ndihmë të gjithë të prekurve nga tërmeti në çfarëdolloj mënyre.
https://www.instagram.com/p/B5XtJJcB7W-/?igshid=u96ry0puzdqf