Caravello: Muriqi nuk është lojtar i duhur për Lazion, por për Fiorentinën

18 dhjetor 2020 | 11:43

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, në verë u transferua te Lazio, por deri më tani ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka treguar atë që e tregonte në skuadrën e Fenerbahçes.

Vazhdimisht ka pasur kritika në lidhje me blerjen e tij, teksa së fundmi ai që flet në lidhje me këtë transferim është agjenti i njohur Danilo Caravello. Ky i fundit ka thënë se Muriqi nuk është sulmuesi që i duhet Lazios dhe vendi i duhur për të do të ishte Fiorentina.

“Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lazios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e Lazios. Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga kroset, por kjo nuk është ajo që bën Lazio. Muriqi mund të jetë ideal për Fiorentinën. Ai është ajo që u mungon violave për ta finalizuar punën e Castrovillit dhe Riberys. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lazio ka nevojë për diçka tjetër”, ka deklaruar Caravello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Kejvina Kthella, iu është rikthyer pozave të …