Caraviku bëhet me park e me ndriçim publik, Dakaj: Në këtë krua të fshatit kam pi nja njëmijë litra ujë
“Kjo hapësirë publike në Caravik, që është në mes të fshatit, deri para pak vitesh shfrytëzohej si fushë e futbollit të vogël nga të rinjtë e fshatit.
Fatkeqësisht u mbush me mbeturina inerte ilegalisht, për t`i dhënë këtë pamje të keqe fshatit e për t`i lënë të rinjtë pa ndonjë hapësirë për rekreacion.
Kërkesat për pastrim, largim të mbeturinave e ndërtim të parkut ishin të vazhdueshme nga banorët e zëshëm të fshatit.
Në koordinim më Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në kuadër të planifikimeve buxhetore për ndërtimin e parqeve në fshatra, e kemi bërë projektin që buxhetit të komunës do t`i kushtojë afër 40 000 euro që e bënë parkun më të kushtueshëm të ndërtuar në fshatra nga Komuna e Klinës.
Punëtorët sot filluan punën për largimin e mbeturinave, ndërsa pas vetëm disa javëve ky vend do t`i ngjajë parqeve të vogla europiane.
Pamje më të bukur do të merr edhe kroi i fshatit, i ndërtuar nga vet banorët para dhjetëra viteve e i cili ka shërbyer si burim uji.
Në kuadër të projektit do të bëhet do të bëhet:
✅ Pastrimi i deponisë ilegale të mbeturinave,
✅ Ndërtimi i parkut me kënd të lojërave e ndriçim publik,
✅ Rregullimi i kroit të fshatit dhe
✅ Shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në rrugën kryesore të fshatit.
➡️Caraviku është pasqyrë e qeverisjes tonë e investimeve pa dallime partiake e gjithëpërfshirëse, por edhe dëshmi e shembull i duhur se qytetarët i zgjedhin udhëheqësit e përfaqësuesit e tyre duke i vlerësuar në mënyrë të arsyeshme e në bazë të përformancës”, kështu shkruan në njoftimin e tij, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ndërsa këtë njoftim të kryetarit Elezaj e ka komentuar banori i fshatit Caravik, gazetari e publicisti Berat Dakaj. Dakaj ka bërë të ditur se ky është një investim i nevojshëm në fshatin tim të lindjes. “Në fushën kur dikur luanim futboll, pas pak ditësh do të mund të luajmë sërish. Në këtë krua të fshatit, në lagjen Dakaj, kam pirë nja një mijë litra ujë”, ka shkruar ndër tjera Berat Dakaj.