Cardi B i dhuron gjysmë milion dollarë kesh bashkëshortit për ditëlindje
17 dhjetor 2019
| 11:16
Cardi B nuk ishte e vendosur se çfarë t’i dhuronte bashkëshortit të saj, Offset, për ditëlindjen e 28, kështu që ajo i dha atij gjysmë milion dollarë.
Reperja e “I Like It” publikoi një video në “Instagram” duke zbuluar dhuratën bujare për bashkëshortin e saj, i cili ishte i shokuar dukshëm nga gjesti.
“Të gjithë po thonë se e ke çdo makinë, çdo bizhuteri. Çfarë tjetër mund t’i jap dikujt që i ka të gjitha? Frigorifer?!”, thotë Cardi në video, duke bërë që Offset të kërkonte në frigoriferin bosh pas tij. Ai frigorifer, në dukje i zbrazët, kishte brenda 500 000 dollarë.