Cardi B ‘shpërthen’ rrjetin me albumin e ri
08 prill 2018
| 13:54
Reperja më e re në tregun amerikan Cardi B ka ‘shpërthyer’ rrjetin me albumin më të ri muzikor ‘Invasion of privacy’.
Këtë javë ajo ka publikuar 13 këngë, disa prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës. Kanë kaluar vetëm nëntë muaj nga publikimi i këngës ‘Bodak Yellow’, e cila numëron mbi 518 milionë klikime në “Youtube”.