Cardi B shtrohet në spital
02 prill 2020
| 13:13
Reperja Cardi B nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme është dërguar me urgjencë në spital.
Ajo ka treguar se kishte dhimje të tmerrshme në stomak, por kjo nuk ka të bëjë me koronavirusin.
“Sinqerisht, kam pasur disa probleme vërtet të këqija në stomak për katër ditë, shkova në urgjencë mbrëmë. Tani po ndjehem më mirë, shpresoj se nesër nuk do të ndiej më dhimbje”, ka shkruar ajo.