Cardi B thotë se i mungon i fejuari
25 prill 2019
| 11:47
Reperja e famshme Cardi B ka thënë se është duke i munguar i fejuari, Offset. Këtë e ka bërë me dije reperja me anë të një postimi në “Instagram”, ku ka thënë që familja është shumë me vlerë.
Cardi në fotografinë e publikuar është me vajzën e saj, Culture, duke fjetur në aeroplanin privat të tyre. “Ti na mungon baba. Patëm një vikend të mirë”, ka shkruar Cardi.
Sipas “Hollywood Life”, reperja është larg burrit të saj për shkak të angazhimeve në muzikë.