Caritas-i ofron përkrahje për fermerët

02 korrik 2021 | 12:04

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Caritasit Zviceran në Kosovë në përbërje nga drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger dhe menaxheri i projektit, Veton Rruka me të cilët ka biseduar rreth zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore.

Me këtë rast, ministri Faton Peci, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritasit për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi, drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger, ka prezantuar mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre që kanë për qëllim përkrahjen e fermerëve në zonat rurale dhe e njoftoi ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i zhvillojnë për bujqësinë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të premten një seancë solemne…