Caritas Kosova konfirmon bashkëpunimin edhe në të ardhmen me komunën e Mitrovicës
Drejtori i Bujqësisë së komunës së Mitrovicës, Ekrem Sadiku, ka takuar përfaqësuesen nga Caritas Kosova, Besa Hasani, me të cilën ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të Caritasit dhe komunës.
Sadiku ka falënderuar përfaqësuesen nga Caritas Kosova, me të cilën komuna e Mitrovicës ka pasur bashkëpunime shumë të mira në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta. Ai ka shprehur gatishmërinë që komuna e Mitrovicës ta zgjerojë bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Ndërkaq Besa Hasani nga Caritas Kosova ka falënderuar drejtorinë e Bujqësisë për gatishmërinë e tij që të vazhdojë ky bashkëpunim në mes të Caritasit dhe komunës, duke premtuar që Caritas Kosova do të vazhdojë edhe me tutje subvencionimin e panaireve në qytetin e Mitrovicës, në organizimin e trajnimeve në sektorë të pemëtarisë, blegtorisë dhe bletarisë.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësin e përfshirjes së stafit të drejtorisë së Bujqësisë në vizita të ndryshme që organizohen nga Caritas Kosova.