‘Caritas Kosova’ niset në Shqipëri për t’i ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti

26 nëntor 2019 | 13:59

“Caritas Kosova” është nisur për Shqipëri për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm, i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës dhe në zonën përreth, në 6.4 shkallë të riterit.

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës përmes telefonit ka shprehur solidaritetin e tij dhe të Kishës Katolike në Kosovë, argjipeshkvit të Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, dhe ka urdhëruar “Caritas Kosova” të niset për të ndihmuar të prekurit e kësaj zone.

“Pamjet e rënda në Durrës dhe rrethinë, që janë përcjell përmes medieve, tregojnë për dëme të mëdha materiale, njerëz të lënduar, e raportohet edhe për të vdekur. Kurse mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Popullit të Shqipërisë, i shprehim solidaritet të thellë dhe lutjet tona, në këto çaste të vështira që po i kalon”, është thënë në njoftimin e “Caritas Kosova”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse shumë sportist tjerë edhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë,…