Caritas ndan mirënjohje për zëvendëskryeministrin Limaj
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Caritasit në Kosovë.
Me këtë rast ata i kanë ndarë një mirënjohje zëvendëskryeministrit Limaj për kontributin e tij në rrugëtimin e Caritasit.
Limaj e ka vlerësuar punën që po bën Caritasi në Kosovë, duke thënë se qytetarët e Kosovës në veçanti i ka shquar humanizmi.
“Misioni i juaj është i shenjtë. Humanizmi është mbi të gjitha. Kjo dukuri e ka karakterizuar popullin tonë. E kemi për obligim t’iu ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe të pa përkrahur. Ne jemi të interesuar t’ju mbështesim në vazhdimin e projekteve të mira dhe ta thellojmë bashkëpunimin”, ka deklaruar Limaj.
Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Caritasit në Kosovë, Don Viktor Sopi, e ka njoftuar zëvendëskryeministrin Limaj për punën e Caritasit. Ai ka thënë se Caritasi është partner strategjik për institucionet e Kosovës.
“Si Caritas jemi të shtrirë në të gjithë vendin. Misioni ynë është t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ju ftoj ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë Don Viktor Sopi.