Caritasi dhe KFOR-i austriak dhurojnë dhjetë karrige për Handikosin në Drenas
31 mars 2021
| 11:02
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ka marrë pjesë në dhurimin e dhjetë karrigeve me rrota të dhuruara nga Caritasi dhe KFOR-i austriak për Handikos-in në Drenas.
Në ndarjen e këtyre karrigeve ka marrë pjesë edhe komandanti i Kontingjentit të KFOR-it nga Austria, Jager dhe Ekipi Monitorues-Ndërlidhës LMT K9.
Me këtë rast, nënkryetari Shala ka falënderuar KFOR-in dhe Caritasin austriak për këtë ndihmë dhe organizatorin Karl Bauer dhe ka shprehur falënderimin për kontributin e tij i cili, edhe pse nuk ishte i pranishëm, ishte përkujdesur për këtë donacion.
Kolonel Jager ka thënë se kjo është një ndihmesë modeste, por domethënëse për personat me nevoja të veçanta dhe që tregon përkushtimin e KFOR-it për të ndihmuar këtë kategori.