Carla Bruni e Bella Hadid, si të ishin motra
16 maj 2018
| 10:51
Carla Bruni ka bërë shaka duke thënë se e kishte gjetur vajzën të humbur ditën e diel, pas një takimi të rastësishëm me modeluesen Bella Hadid.
Mbretëresha e pistave të modës, tani 50-vjeçare, u takua me modeluesen 21-vjeçare në darkën “Fashion For Relief” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
E askush nuk mund ta mohojë ngjashmërinë në mes të dy modeleve, të cilat, në fotografinë e postuar nga Bruni, duken si të ishin motra.