Carla Del Ponte: Albright më tha “Carla, kujdes me Haradinajn. Përndryshe do të ketë trazira”
Ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” ku ndër tjerash ka përmendur pengesat e bëra nga zyrtarët amerikanë për hetimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së.
Në pyetjen se ajo ka shkruar në librin saj, se ka qenë e kritikuar për përqendrimin e vëmendjes së saj, më shumë te krimet e kryera nga serbët, Del Ponte është përgjigjur: “Sigurisht, sepse serbët kanë kryer më shumë krime sesa kroatët ose kosovarët. E vërteta është se bashkësia ndërkombëtare, NATO, kishte prova për krime të kryera nga serbët, dhe ata na i siguruan ato, gjë që bëri që gjërat të lëviznin më shpejt. Por është gjithashtu është e vërtetë që SHBA nuk donte që të shqyrtonim me kujdes krimet e luftës në Kosovë, për arsye politike. Ne kishim shumë probleme për të hetuar UÇK-në, guerilët kosovarë, sepse SHBA na ngadalësonin”, raporton lajmi.net.
Në pyetjen: A ju kanë thënë politikanët amerikanë në mënyrë të qartë që të mos hetoni kosovarët?
Del Ponte është përgjigjur: “Jo, sepse atëherë unë mund të isha ankuar publikisht. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: “Carla, ngadalë, ngadalë. Keni kujdes me Haradinajn, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”.