Carles Puigdemont shkon në Parlamentin Evropian
Lideri katalanas, Carles Puigdemont, ka zhvilluar seancën e tij të parë si anëtar i Parlamentit Evropian, pavarësisht fletarrestit të lëshuar kundër tij në Spanjë.
Ish-presidenti katalas dhe ligjvënësi evropian do të shfrytëzojë Parlamentin për të vazhduar luftën e tij politike për një Katalonisë të pavarur dhe të ndarë nga Spanja.
Përveç tjerash, pozicioni i tij parlamentar i garanton imunitet.
Puigdemont ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të liderit tjetër katalanas, Oriol Junqueras, i cili po ashtu është zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian, dhe ka qenë ish nën president në Katalonisë.
“Ai duhet të jetë me ne këtu. Ai ka të drejtat e njëjta”, ka thënë Puigdemont.
Aftësia e tij për të diskutuar çështje të tilla në zemër të Bashkimit Evropian, përbën shqetësim për Spanjën e cila kundërshton pavarësimin e rajonit të Katalonisë.
Puigdemont ka arritur në Parlament me ish-ministrin katalanas, Toni Comin. Të dy kërkohen në Spanjë për rolin e tyre në tentimet e Qeverisë katalanase për pavarësi më 2017.
Ata kanë ikur më pas në Belgjikë dhe në muajin maj janë zgjedhur anëtarë të Parlamentit Evropian si përfaqësues të partive separatiste nga Spanja.