Carlos lavdëron Dele Allin
Roberto Carlos vlerëson kombëtaren e Anglisë, sepse talenti nuk i mungon, por ka një lojtar mbi gjithë të tjerët që e mahnit sa herë që e sheh në aksion.
Ish-mbrojtësi i “Seleçaos” dhe specialisti i goditjeve të dënimit është gati të vërë bast për Dele Allin, pa dyshim talentin më të madh që kanë në përbërje, sipas tij, “Tre Luanët”.
“Sa herë që e shoh atë në aksion, bindet gjithmonë e më shumë se Alli ka gjak ‘brazilian’, ka ritmin dhe klasin tonë, më dhuron gjithmonë një ndjesi kënaqësie. Pata mundësinë që ta shoh në aksion edhe nga tribuna, në rastin e sfidës Real Madrid-Tottenhem, në Ligën e Kampionëve, dhe ishte thjesht mbresëlënës. Edhe pse është mjaft i gjatë, ka ditur që të përshtatë zhdërvjelltësinë me topin. Kam bindjen se do të jetë një protagonist i madh në këtë turne. Pse jo, do të ishte bukur ta shihja në fazën finale, në një sfidë mes Anglisë dhe Brazilit”, ka thënë Carlos.