Carlosi tregon pse e la Interin për Realin
Mbrojtësi anësor legjendar brazilian, Roberto Carlos, thotë se ai e kishte përshpejtuar transferimin e tij nga Interi në Real Madrid për 10 minuta pas mosmarrëveshjes që e kishte pasur për pozitën e tij më të mirë në formacion.
Roberto Carlos u transferua nga Palmeiras në Inter në vitin 1995, mirëpo e kaloi vetëm një sezon në Serie A para se t’i bashkohej Real Madridit, transmeton GE.
Kur trajneri anglez Roy Hodgson kishte qenë në krye të zikaltërve në atë kohë, Carlos zbuloi se ai e organizoi largimin e tij nga San Siro shumë shpejt, pasi iu bë e qartë se ai s’do të luante më në pozitën e tij të preferuar si mbrojtës i krahut të majtë.
“Unë luajta në krah te Interi. Problemi është që në shtatë ndeshjet e para i shënova shtatë gola. Ata më vendosën përpara më në sulm në Itali në vitin 1995 dhe unë vuajta shumë shkaku i saj”, ka thënë Carlos.
“Unë fola me presidentin e Interit, Massimo Morattin, dhe i thashë atij se nuk mund të luaja më në atë pozitë sepse brenda tre muajsh e kisha Kupën e Amerikës”.
“Atë ditë e pata një takim me presidentin e Real Madridit, Lorenzo Sanz, dhe brenda dhjetë minutave u largova dhe erdha në Madrid. Në atë kohë, gjërat u bënë shumë shpejt”.