Carrasco, pozitiv me Covid

13 shkurt 2022 | 12:43

Anësori ofensiv i Atletico Madrid, Yannick Carrasco ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19

Belgu ka munguar mbrëmë në ndeshjen e Atletico Madrid kundër skuadrës së Getafe.

Skuadra “Rojiblancos” konfirmoi më pas se lojtari kishte rezultuar pozitiv dhe për këtë arsye nuk iu bashkua skuadrës.

Carrasco është në vetizolim deri në një test që e nxjerr atë negativ.

Atletico Madrid ndërkohë ka fituar duelin e mbrëmshëm me rezultatin 4:3, në një thriller që u vendos në minutat  e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telefonata midis presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir…