Çarshia e Pejës e mbushur me gjeneratorë, zëdhënësi i AAK-së: 16 vjet kthim mbrapa
22 gusht 2022
| 15:45
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulezim Blaka, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një video ku shihet se në çarshinë e Pejës janë vendosur disa gjeneratorë, në mungesë të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se kjo është 16 vjet kthim mbrapa.
“Çarshia e gjatë, Pejë… sot, sikur me 2006… 16 vjet kthim mbrapa”, ka shkruar Blaka.
Kujtojmë që ditët e fundit, në Kosovë ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.