Carteri ndahet me KB Bashkimi

05 janar 2021 | 16:18

KB Bashkimi ka njoftuar se Shaq Carter nuk është më pjesë e ekipit nga Prizreni. Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, është bërë e ditur se ai e ka shkëputur kontratën me skuadrën nga Superliga e Kosovës në basketboll.

“Qendra amerikane, Shaq Carter, ka shkëputur kontratën me Bashkimin pas marrëveshjes së dyanshme me drejtuesit e klubit. Falënderojmë basketbollistin për kontributin e tij të deritashëm dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Carter iu bashkua skuadrës prizrenase para fillimit të edicionit të sivjetmë dhe ka një mesatare prej 13.8 pikëve e 10.8 kërcimeve në 11 takimet e zhvilluara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurostat, agjencia e BE-së për statistika, ka përditësuar të dhënat…