Çartet Kanye West, e godet një person dhe e rrëzon për toke
14 janar 2022
| 11:41
Policët po hetojnë Kanye West me dyshimet se ka goditur një person duke e rrëzuar për toke.
Sipas disa raportimeve, personi që ka marrë lëndime është një qytetar që i kishte kërkuar autograf Kanyet.
Sulmi i supozuar ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit në Los Anxhelos. Në një video tjetër, Kanye shihet i zemëruar duke i bërtitur një gruaje e cila tenton ta qetësojë.
“Largohuni nga unë” ishte kërkesa e Kanyet.
Ish-burri i Kim Kardashian dyshihet se ka goditur me grusht në kokë dhe në qafë personin që po e fotografonte dhe po i kërkonte autograf.