“Çartet” Putini, e kërcënon Perëndimin: Do t’i përdorim të gjitha mjetet
21 shtator 2022
| 08:48
Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur “mobilizim të pjesshëm” në Rusi “për ta mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, sigurinë e popullit”.
Ai tha se kjo ka të bëjë vetëm me qytetarët në rezervën ushtarake, ata që kanë shërbyer në ushtri.
Dhe ai lëshoi një kërcënim për Perëndimin, raporton BBC.
“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për ta mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne do t’i përdorim të gjitha mjetet që kemi”, tha ai.
“Integriteti territorial i atdheut tonë, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohet, e përsëris me të gjitha mjetet që kemi”, shtoi Putini.