Carvajal: Të gjithë po prisnim ardhjen e Mbappes

06 shtator 2023 | 12:13

Kylian Mbappe nuk arriti të kompletonte transferimin e tij, te Real Madridi, teksa vendosi në minutën e fundit të qëndronte te kampionët e Ligue 1, PSG.

Lidhur më këtë temë ka folur edhe mbrojtësi Dani Carvajal, i cili për mediet u shpreh se të gjithë ishin në pritje të mbërritjes së francezit.

“Nuk do t’ju them se nuk ka pasur diskutime, por në disa biseda para-sezonale pas darkës u dëgjuan lloj-lloj opinionesh. Unë me të vërtetë mendova se ai do të vinte dhe unë me të vërtetë mendoj se Real Madrid do të ishte opsioni i tij i preferuar. Menduam se do të na bashkohej, por më pas diçka shkoi keq dhe Mbappe nuk erdhi. Ai është një nga më të mirët dhe më të mirët luajnë për Madridin”, ka thënë Carvajal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugezi Joao Felix plotësoi ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke…