Carvajal vazhdon kontratën me Real Madridin

29 korrik 2021 | 16:13

Dani Carvajal ka zgjatur kontratën e tij me Real Madridin deri në verën e vitit 2025.

Mbrojtësi i djathtë humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit, por ende konsiderohet si zgjedhja e parë e padiskutueshme në pozicionin e tij.

Kështu, drejtuesit e klubit mbretëror kanë vendosur ta blindojnë spanjollin, duke ia zgjatur për katër vite kontratën.

“Real Madrid CF dhe Dani Carvajal kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës e cila do ta lidhë lojtarin me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Carvajal i bashkohet Luka Modric (deri në vitin 2022), Lucas Vazquez (deri në 2024) dhe Nacho (deri në 2023) për të nënshkruar një marrëveshje të re këtë verë.

I radhës në listë për Los Blancos është Karim Benzema, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023.

Carvajal ka qenë me klubin për më shumë se 20 vjet, duke iu bashkuar La Fabrica si i ri para se të kalonte në ekipin e parë në sezonin 2013/14 nën Carlo Ancelotti .

Që atëherë ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë në tetë sezonet që ai ka qenë në ekipin e parë, dhe një protagonist i epokës së artë të Madridit, ku klubi fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve në pesë vjet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Necavci i Hanit të Elezit, Enis…