CAS-i e refuzon ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

13 shkurt 2025 | 13:58

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka refuzuar ankesën e Federatës Rumune të Futbollit.

Kjo federatë kishte bërë ankesë në Lozanë për gjobën që e kishin marrë prej 128 mijë eurosh për veprimet e tifozëve në ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht në nëntor të vitit të kaluar mes Rumanisë dhe Kosovës, të cilën më pas rumunët e fituan në tavolinë, 3:0. Lajmi u bë i ditur edhe në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Federatës Rumune të Futbollit kundër UEFA-s, duke konsideruar se sanksionet e vendosura ndaj FRF-së në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës në Ligën e Kombeve nuk janë joproporcionale”. “Komisioni vendosi që shkeljet e rregullave nga tifozët rumunë ishin të rënda dhe se sanksionet e marra ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinor të UEFA-s, jo disproporcionale”. Në CAS ndaj vendimeve të UEFA-s ishte ankuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt në mes të familjarëve për një parcellë, ka…