
Cascarino: Mourinho ka mbetur mbrapa nga futbolli modern
23 shkurt 2020
| 18:30
Ish-futbollisti, tashmë analist, Tony Cascarino, pretendon se futbolli modern e ka lënë mbrapa Jose Mourinhon. “Mendoj se Jose Mourinho ka mbetur mbrapa”, shprehet Cascarino për “talkSPORT”.
“Nëse sheh karrierën e tij në vitet e fundit, ajo gradualisht ka shkuar në rënie. Ai gjithmonë fiton trofe, nuk mund ta mohosh, por tani jam duke parë një trajner i cili po largohet gradualisht nga kjo lojë. Mourinho që erdhi në vitin 2000 në Angli te Chelsea nuk është ky i sotmi. Mourinho duhet ta vërtetojë se nuk ka mbaruar, sepse futbolli mbrojtës ka ikur. Ndeshja e Atleticos ndaj Liverpoolit ishte një përjashtim. Futbolli sulmues po dominon”, ka thënë Cascarino.