Casemiro rinovon kontratën me Realin

27 gusht 2021 | 15:41

Real Madridi ka arritur marrëveshje me mesfushorin Casemiro për zgjatjen e kontratës. Futbollisti brazilian me kontratën e re do të mbetet te ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2025.

Gjiganti spanjoll fillimisht vazhdoi kontratën me Karim Benzeman më pas me Federick Valverden, kurse tash me Casemiron.

Braziliani ka pasur paraqitje tejet të mira sezonet e fundit me “Los Blancos” duke krijuar një mesfushë të frikshme me Toni Kroos dhe Luka Modriç.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, ambasadori Sabri Kiçmari, ka…